Spanja dhe Zvicra e kanë mbyllur kohën e rregullt dhe vazhdimet me rezultat të barabartë (1-1) në çerekfinalen e parë të Euro 2020, ndërsa penalltitë vendosën fituesin, që në këtë rast doli të jenë Spanja me rezultat 3-1.
Spanja e nisi shumë mirë takimin ndaj Zvicrës, në kuadër të çerekfinales në Euro 2020.
Jo pasi në minutën e 9-të erdhi goli për spanjollët. Pas një goditje këndi, topi u largua nga zona, duke shkuar tek këmbët e Jordi Albas.
Mbrojtësi i majtë gjuajti drejt portës, por goditja e tij u devijua nga Denis Zakaria për të përfunduar në rrjetë për 1-0.
Rastin e mirë të dytë e kishte Cesar Azpilicueta në minutën e 25-të, por portieri zviceran kapi topin pas goditjes së tij.
Zvicra kishte disa gjysmëraste në minutat e fundit, por nuk arriti të rrezikojë seriozisht portën e Unai Simon.
Në pjesën e dytë Zvicra u mobilizua dhe filloi me aksione drejt portës së Spanjës.
Në minutën e 56-të Ricardo Rodriguez pasoi te Zekaria, por goditja e tij shkoi jashtë.
Pas tij rast të mirë kishte edhe Steven Zuber, i cili pas një aksioni të bukur gjuan nga brenda zonës, po Simon shpëtoi golin.
Për të gjetur Zvicra barazimin u desh të pritej minuta e 68-të. Një gabim në mbrojtjen spanjolle u shfrytëzua në maksimum, pasi Remo Freuler pasoi te Xherdan Shaqiri i cili gjeti rrjetën për 1-1.
Ky ishte goli i tretë i Xherdanit në këtë kampionat, i cili erdhi më një goditje nga brenda zonës.
Në minutën e 77-të, Zvicra mbeti me një lojtar më pak, pasi Remo Freuler, u largua me karton të kuq pas një ndërhyrje në mesin e fushës.
Xherdan Shaqiri u largua nga loja për të futur mesfushorin Djibril Soë, pasi duheshin forca më shumë prapa për zviceranët.
Koha e rregullt u mbyll pa fitues, sikurse edhe vazhdimet.
Në vazhdime Spanja ishte më e mirë, por Yann Sommer priti çdo top në drejtimin e tij, duke siguruar penalltitë për skuadrën e tij.
Penalltitë vendosën gjysmefinalistin, ku më të saktë ishin spanjollët që fituan me rezultat 3-1.
Penalltitë: Spanja – Zvicra 3-1
Spanja: X O X O O
Zvicra: O X X X