Spanja finaliste e EURO 2024, eliminon Francën

Spanja është finalistja e parë e Kampionatit Evropian.

”Iberikët” në gjysëmfinale shënoi fitore ndaj Francës, me rezultat 2-1, ndeshje e cila u zhvillua në stadiumin ”Allianz Arena” në Munich.

Franca ishte e para që kaloi në epërsi me golin e Kolo Muanit, në minutën e 9-të.

Lamine Yamal me një supergol në minutën e 21-të, brazoi shifrat në 1-1.

Katër minuta më vonë, Dani Olmo i dha epërsinë Spanjës, gol ky i cili ishte vendimtar që skuadra e De La Fuente të prekte finalen.

Spanja në finale e pret fituesin e ndeshjes Holandë-Angli, e cila zhvillohet nesër me 10 korrik, nga ora 21:00.