Spanja, favorite për ta fituar Ligën e Kombeve

Kampionia e Evropës, Spanja është favorite për të triumfuar edhe në kampanjën e re të Ligës së Kombeve, garë të cilën e fitoi vitin e shkuar.

Sezoni i ri i Ligës së Kombeve, nis sot me gjashtë ndeshje, katër në kuadër të Ligës A dhe dy të tjera në Ligën C të kësaj gare.

Ky është sezoni i katërt i Ligës së Kombeve me Spanjën që doli fituese sezonin e fundit, ndërsa dy vitet paraprake triumfuan Franca dhe Portugalia.

Spanja, e cila është pjesë e Grupit 4 të Ligës A, do të luaj në udhëtim kundër Serbisë, ndeshje kjo që nis në orën 20:45.

Në të njëjtën kohë, starton edhe dueli tjetër i këtij grupi, ai ndërmjet Danimarkës dhe Zvicrës.

Ndërkohë, dy përballjet e Grupit 1 të Ligës A, janë Portugalia – Kroacia dhe Skocia – Polonia, të cilat gjithashtu fillojnë prej orës 20:45.

Dueli mes Azerbajxhanit dhe Suedisë, i cili i takon Grupit 1 të Ligës C ka nisur në orën 18:00 kurse prej orës 20:45 do të përballen Estonia e Sllovakia.

Kështu që, prej të enjtes deri të martën tjetër, do të zhvillohen dy xhirot e para të Ligës së Kombeve që i takojnë Ligës A, B, C dhe D.

Ky sezon i Ligës së Kombeve do të jetë i lidhur me kualifikimet evropiane për Kampionatin Botëror të vitit 2026, i cili do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Në fakt, 12 fituesit e grupeve të Ligës A, B dhe C do të kualifikohen direkt në Botërorin që mbahet pas dy vjetësh.