Ballina Sport Futboll Spanja e Skocia sigurojnë kualifikimin në “Euro 2024”

Spanja e Skocia sigurojnë kualifikimin në “Euro 2024”

Spanja ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Norvegjisë duke siguruar kështu matematikisht kualifikimin në EURO 2024 që do të mbahet në Gjermani.

Mysafirët morën avantazhin që në minutën e 20-të të takimit përmes Alvaro Moratës por pas rishikimit nga VAR-i, goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Spanjollët patën edhe dy mundësi të mira për të shënuar me Carvajal dhe Rodri por topi nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës.

Dy skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve me rezultat të barabartë 0-0.

Goli i fitores dhe ai që ia dhuroi kualifikimin Spanjës, u shënua në minutën e 49-të nga Gavi i cili gjendet mjaft mirë në zonë dhe me një goditje precize çon topin në cepin e djathtë të portës kundërshtare.

Me këtë fitore, Spanja ka dalë në krye të grupit me 15 pikë, sa i ka edhe Skocia që po ashtu është kualifikuar në Evropianin e vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, Norvegjia mbetet e treta me 10 pikë dhe një ndeshje më shumë të luajtur se Spanja e Skocia, të cilat muajin e ardhshëm i kanë edhe nga dy ndeshje në kuadër të këtij cikli eliminator.

Ndryshe, Uellsi ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Kroacisë, duke e bërë edhe më interesante garën për kualifikim në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Cardiff City Stadium” përfundoi me rezultatin 2:1.

Harry Wilson (47’, 60’) i shënoi të dy golat e fitores për uellsianët.

Ndërkaq, golin e vetëm për kroatët e shënoi Mario Pasalic (75’).

Uellsi pas kësaj fitore ka 10 pikë dhe tani ka rrëmbyer pozitën e dytë në Grupin D.

Kroacia ka po aq pikë, por tani renditet e treta.

Exit mobile version