Ballina Sport Futboll Spanja e fiton ndeshjen e parë në Euro 2024

Spanja e fiton ndeshjen e parë në Euro 2024

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar fitore 3:0 ndaj Kroacisë në ndeshjen e parë të Euro 2024, Grupi B.

Qysh në pjesën e parë, Spanja siguroi tri pikë në këtë ndeshje që u zhvillua në stadiumin e Berlinit, shkruan Indeksonline

Fillimisht ishte sulmuesi Alvaro Morata që shënoi për shifrat 1:0.

Më pas, golin për 2:0 e shënoi mesfushori i Paris Saint-Germian, Fabian Ruiz.

Golin e tretë në këtë duel dhe të fundit e shënoi mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal në fundin e pjesës së parë.

Djelmoshat e Zlatko Dalic tentuan të riktheheshin në lojë gjatë pjesës së dytë, por nuk ia dolën mbanë – madje humbën një penallti me anë të sulmuesit Petkovic

Exit mobile version