Spanja do të humbasë 50 milionë euro në vit me largimin e Messit

Dalja e superyllit të Barcelonës, Lionel Messi do të privojë thesarin spanjoll prej 50 milionë euro në taksa të paguar në vit, transmeton Anadolu Agency (AA).

E përditshmja spanjolle “Sport” të mërkurën tha se largimi nr. 10 i Argjentinës nga Barcelona do të godasë klubin dhe thesarin spanjoll.

Ekipi anglez Manchester City dëshiron të nënshkruajë me Messin.

Messi, 33-vjeçar, është një produkt i pastër i Barcelonës që vjen nga akademia e famshme e të rinjve të klubit, La Masia. Ai luan për Barcelonën që nga viti 2005.

Sipas “Forbes”, ylli i futbollit fitoi 104 milionë dollarë këtë vit.

“Kontrata e tij aktuale me Barcelonën është deri në sezonin 2020-21 dhe i paguan atij mbi 80 milionë dollarë në vit”, bëri të ditur “Forbes”.

Përveç kësaj, Messi fiton 32 milionë dollarë nga reklamat.

Messi është një nga sportistët më të famshëm në botë dhe është sponsorizuar nga shumë brende të njohura si Adidas, Gatorade, Huawei, Mastercard dhe Pepsi.