Spalletti në telashe para duelit me Shqipërinë

Kombëtarja e Italisë mund t’i ketë tri mungesa të rëndësishme për ndeshjen e parë në “Euro 2024” kundër Shqipërisë.

Tre mesfushorë nuk kanë stërvitur me pjesën tjetër të ekipit dhe nuk dihet nëse ndonjëri prej tyre do të jetë gati për të shtunën mbrëma.

Italia përballet me Shqipërinë në ndeshjen e parë të Grupit B dhe trajneri Luciano Spalletti është në hall të madh.

Në stërvitjen e parë të mbajtur në Gjermani, mesfushorët Nicolo Barella, Davide Fratessi dhe Nicolo Fagioli kanë stërvitur të diferencuar prej pjesës tjetër të ekipit.

Barella është i lënduar tashmë disa ditë dhe vështirë se do të rikuperohet para përballjes me Shqipërinë.

Ndërkohë, Fagioli dhe Fratessi po përballen me probleme fizike dhe kanë gjasa të jenë të gatshëm për ndeshjen kundër Kombëtares së Shqipërisë. Pas Shqipërisë, Kombëtarja e Italisë do të ketë punë në grup edhe me Spanjën e Kroacinë.