Spahiu thotë se ambasadori i Kosovës në Francë sipas Kodit Penal do duhej denuar me 1-8 vite burg

Analisti dhe profesori mitrovicas, Nexhmedin Spahiu ka thënë se ambasadori kosovar në Francë, Qëndrim Gashi, sipas Kodit Penal të Kosovës denohet nga 1-8 vite burg për publikimin e karikaturave përqeshëse të profetit Muhammed, shkruan Mitropol.

Madje Spahiu ka thënë se ambasadori ka kryer vepër penale edhe sipas ligjeve të Francës, duke shtruar pyetjen se a ka Kosova prokurorë që do merreshin me rastin.

Ky është postimi i plotë i Spahiut:
Ambasadori i Kosoves ne France, duke publikuar karikatura te perqeshese te Profetit Muhamed, ka konsumuar vepren penale qe sipas Kodit Penal te Kosoves Neni 141 pika 3 denohet nga nje 1-8 vite burg.
Por shtrohet pyetja: A ka Kosova ndonje prokuror?
Ky veprim vene ne telashe edhe Qeverine Franceze, sepse eshte veper penale edhe sipas ligjeve te Frances.
Ky fakt tregon se pjekuria e intelegjenca jane dy gjera qe nuk nderlidhur. Edhepse Ambasadori eshte nje prej njerzve me intelegjente ne Kosove ai u deshmua teresisht i papjekur.

KODI PENAL I KOSOVES, Neni 141
Nxitja e përçarjes dhe mos durimit
1. Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve
kombëtare, racore, fetare, etnike e të tjera, apo bazuar në orientimin seksual, identitetin gjinor
dhe karakteristikat e tjera personale, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik dënohet
me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet.
2. Kushdo që në mënyrë sistematike ose duke keqpërdorur pozitën apo autorizimet e tij kryen
veprën nga paragrafi 1. i këtij neni ose shkakton trazira, dhunë ose pasoja të tjera të rënda me
kryerjen e veprës së tillë, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
3. Kushdo që kryen veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni përmes shtrëngimit, rrezikimit të
sigurisë, përqeshjes së simboleve kombëtare, racore, etnike apo fetare, duke dëmtuar pasurinë
e personit tjetër ose duke përdhosur monumentet apo varrezat, dënohet me burgim prej një (1)
deri në tetë (8) vjet.
4. Kushdo që në mënyrë sistematike ose duke keqpërdorur pozitën apo autorizimet e tij kryen
veprën penale nga paragrafi 3. i këtij neni ose shkakton trazira, dhunë ose pasoja të tjera të
rënda me kryerjen e veprës së tillë, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.