Kompania transmetoi live zbritjen e kapsulës Crew Dragon në Tokë, konkretisht në brigjet e Floridas.
Fluturimit të parë privat civil në hapësirë të SpaceX i erdhi fundi ditën e Shtunë kur mjeti hapësinor u rikthye në tokë.
Kompania transmetoi live zbritjen e kapsulës Crew Dragon në Tokë, konkretisht në brigjet e Floridas.
Në bordin e saj ishin Jared Isaacman dhe tre civilë të tjerë ndërsa qëllimi i këtij fluturimi ishte edhe hulumtimi mbi efektet që fluturimet hapësinore kanë në trupin e njeriut.
Është fluturimi më i shkurtër i Crew Dragon deri më sot. Fluturimet e demonstruara dhe përgatitur për këtë çast, planifikonin ndalimin e Crew Dragon në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor ku do të qëndronin mes 9 javë deri në 6 muaj. Fluturimi demonstroi jo vetëm mundësinë për të dërguar civilë në hapësirë, por edhe si shërbim që mund tu shitet klientëve të cilët duajnë të udhëtojnë për një moment të shkurtër në orbitë. /PCWorld Albanian