Ministri i Brendshëm Turk Suleyman Soylu tha se Bashkimi Evropian (BE) duhet të heq dorë nga Frontex, Agjencinë e Mbrojtjes së Kufijve të BE-së, e cila shpërfill ligjin ndërkombëtar në luftën kundër migrimit të parregullt.
Soylu i bëri një vlerësim luftës kundër migracionit të parregullt gjatë Takimit të Vlerësimit të vitit 2021 të Komandës së Rojës Bregdetare në kryeqytetin Ankara.
Duke theksuar se zmbrapsjet e bëra në veçanti nga Greqia (në detin Egje) janë edhe problem serioz, Soylu theksoi se kjo është krim kundër njerëzimit.
“Elementët grekë po prapësojnë 83 për qind të emigrantëve të parregullt që të arrijnë kufijtë e tyre”, tha ai.
Soylu kujtoi se vitin e kaluar u jetuan 2 raste të vdekjeve dhe 3 të zhdukjeve për shkak të prapësimeve dhe se në vitin 2021 ka patur 8 viktima. Soylu tha se Frontex ishte bashkëpunëtor në këtë krim duke shkelur ligjin ndërkombëtar.
“Qytetërimi evropian dhe Evropa do të përgjigjen për këtë institucion. Frontex është institucioni më i ndyrë në botë. Evropa duhet të heqë dorë nga ky institucion,” tha ai.
Duke theksuar se institucioni Frontex duhet të dënohet në fund të gjykimeve në vazhdim, Soylu tha: “Frontex është përfaqësuesi më i rëndësishëm i mendësisë së vërtetë të zezë të Evropës në shekullin e 21. Ky turp u mjafton atyre.” /trt