Ballina Kulturë Histori Sot 100 vjet nga themelimi i Komitetit Mbrojta Kombëtare e Kosovës (DOKUMENT)

Sot 100 vjet nga themelimi i Komitetit Mbrojta Kombëtare e Kosovës (DOKUMENT)

Hoxhë Kadri Prishtina- truri i Komitetit Mbrojta Kombëtare e Kosovës

“Komiteti MKK në realitet ishte një organizatë e fuqishme kombëtare. Pra, ajo kishte pamjen e një partie të organizuar shumë mirë, e cila i përfaqësonte dhe mbronte jo vetëm të drejtat dhe interesant e emigrantëve kosovarë e të popullit të Kosovës, po të mbarë kombit shqiptar”.
Prof. dr. Lush Culaj, Komiteti Mbrojta Kombëtare e Kosovës 1918-1924, IAP, Prishtinë, 1997, f. 237.

Në shumë vende të botës, por edhe në vendin tonë 1 maji shënohet si “ Dita e punëtoreve ”. Kjo ditë shënohet në forma të ndryshme. Në të shumtën e rasteve shënohet me protesta, duke shprehur pakënaqësitë që u bën vendi i tyre apo punëdhënësi etj.
Por, kjo ditë në Historinë e Popullit Shqiptarë dhe pikërisht në këtë vit ka një domethënie tjetër. Më një maj, para njëqind viteve (1918) u themelua në Shkodër organizata e njohur “Komiteti Mbrojta Kombëtare e Kosovës” me udhëheqës, hoxhën, publicistin, veprimtarin e çështjes kombëtare, Hoxhë Kadri Prishtinën. Ndërsa, postin e nënkryetarit të kësaj KMKK ua kishin besuar dy vetave Hysni Currit e Halim Gostivarit dhe postin e sekretarit Bedri Pejanit.

Kjo organizatë, ka qenë dhe vazhdon të jetë objekt interesimi për studiuesit tanë. Ndër studiuesit që u morën më ngulmë më KMKK janë: Lush Culaj, Hakif Bajrami, Xheladin Shala, Fatmira Musaj, Marnglen Verli etj.

Kjo organizatë, kishte për qëllim mbrojtjen e territoreve shqiptare të cilat kishim mbetur jashtë territorit të Shqiptarisë nga Konferenca e Londrës.
Roli i kësaj organizate është mjaftë domethënës edhe në ndriçimin e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve ndërmjet dy luftërave botërore dhe jo vetëm, udhëheqësit e kësaj organizate e njoftonin opinion botëror mbi atë se çfarë po ndodhte me shqiptarët dhe trojet e tyre që tanimë kishim mbetur jashtë Shqipërisë londineze.

Sali Nivica, Bedri Pejani, Hysni Curri, Hoxhë Sadiku, Mulla Agan Koja, Hasan Prishtina, etj., ishin vetëm disa nga kokat udhëheqëse të kësaj organizate.
Komiteti MKK, kishte qendrën në Shkodër. Në Kosovë vepronte ilegalisht dhe në hapësirat tjera shqiptare që kishin mbetur nën Mbretërinë Serbo Kroate Sllovene siç quhej në atë kohë.

Nga të dhënat rezulton se ky Komitet kishte lidhje dhe me qeveritë shqiptare të kohës gjatë periudhës 1919-1925. Komiteti mund të thuhet se me sukses e kreu punën e vetë.
Më poshtë për lexuesit tanë po ua sjellim edhe disa dokumente origjinale të përpiluara nga zyra e Komitetit.

Përgatiti: www.mesazhi.com

Exit mobile version