Sot zhvillohen dy ndeshjet e radhës të fazës 1/16 në Euro 2020

Sot në program janë dy ndeshje fantastike në Kampionatin Evropian.

Danimarka, Italia, Çekia dhe Belgjika janë katër skuadrat e para që kanë siguruar kalimin në çerekfinale, raporton lajmi.net.

Sot zhvillohen dy ndeshjet e radhës, Kroaci – Spanjë nga ora 18:00 dhe Francë – Zvicër nga ora 21:00.

Duel i zjarrtë pritet mes Kroacisë dhe Spanjës, ku spanjollët llogaritën favorit në letër, ndërsa kroatët kanë futbollist me përvojë në radhët e tyre dhe synojnë kualifikimin.

Në anën tjetër Franca shihet si favorit apsolut ndaj Zvicrës duke marrë parasysh yjet që ka në ekip, zvicëranët hyjnë në këtë ndeshje të motivuar dhe me qëllimin që të eliminojnë favoritët.

Pra, sonte do të mësojmë emrat e dy skuadrave tjera që do të sigurojnë pjesëmarrjen në çerekfinale.