Votimi filloi sot në orën 7 të mëngjesit, ku do të votohet në raundin e dytë të zgjedhjeve të shtata lokale që nga pavarësia e vendit.
Votimi zhvillohet në gjithsej 44 komuna.
Të drejtë vote në 2481 qendra votimi kanë 1.353.990 votues.
Në një vendvotim (0543) në Dibër ka përsëritje të votimit për kryetar komune dhe këshill, ndërsa në vendvotimin 2957/1 në Shuto Orizarë për anëtarë të këshillit bëhet rivotim. Gjykata Administrative anuloi votimin në këto dy qendra votimi për votimin në rrethin e parë të zgjedhjeve të 17 tetorit.
Sot nuk ka votim për kryetar komune në Mavrovë-Rostushë dhe në Qendër Zhupë për shkak se nuk është plotësuar pragu ligjor për votim në rrethin e parë të zgjedhjeve për të dalë së paku një e treta e votuesve të regjistruar në Listën zgjedhore. KSHZ-ja do ta informojë Qeverinë për këto dy komuna, e më pas në Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë do të organizohet përsëritja e votimit për kryetar komune në pajtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Anëtarët e këshillit zgjidhen sepse nuk kërkojnë regjistrim.
Për herë të parë këtë vit, votuesit po identifikohen me pajisje biometrike të identifikimit të gjurmëve të gishtave. Këto pajisje përmbajnë vetëm të dhënat personale të votuesve nga Lista zgjedhore në vendvotim.
Përjashtim nga votimi me aparate identifikimi biometrike bëjnë personat që kanë votuar dje – të sëmurët, të pafuqishmit, personat me Covid-19 dhe të izoluar, kërkesat e të cilëve janë pranuar nga komisionet komunale zgjedhore. Të burgosurit, të paraburgosurit, shtëpitë e të moshuarve dhe personat e zhvendosur brenda vendit votuan gjithashtu dje. /alsat