Sot vazhdimi i seancës konstituive, përpjekja e katërt për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Sot pritet të mbahet tentimi i katërt për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Seanca do të udhëhiqet nga kryesuesi, deputeti më i moshuar i përbërjes së re parlamentare Adem Mikullovci.

Ndryshe, kryesuesi i seancës Adem Mikullovci ka thënë se seanca e së hënës sotme do të zhvillohet me apo pa koalicionin PAN.

Ai thotë se shpreson se ky i fundit do t’i përgjigjet ftesës për pjesëmarrje në seancë.