Sot seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Me fillim nga ora 09:00, ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalin sërish përpara trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë.

Gjykimi i Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e Kadri Veselit po rikthehet me seancat e zakonshme nga e hëna në të enjten, pasi gjykata pati tri javë pushim dimëror, shkruan IndeksOnline.

Gjatë ditës së djeshme, nën masa mbrojtëse, filloi dëshmia e dëshmitarit të 113-të të ZPS-së.

Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, dëshmitari ishte arrestuar në vitin 1999 nga pjesëtarë të armatosur të UÇK-së dhe më pas ishte dërguar në një qendër ndalimi ku ishte keqtrajtuar.