Sot seanca e Kuvendit pa demarkacionin

Kuvendi i Kosovës sot do ta mbajë seancën e radhës plenare. Në rend dite nuk do të jetë çështja e Demarkacionit.

Siç njofton Kuvendi, seanca do të fillojë nga ora 10 me këto pika të rendit të ditës:

R e n d i i d i t ë s

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Koha për pyetje parlamentare,

Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit . nr.04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr.04/L-115 dhe me Ligjin nr.04/L-168,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-114 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,

Shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015,

Emërimi i një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore,

Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,

Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

Propozimi i GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.