Sot rifillon Superliga e Kosovës, luhet vetëm një ndeshje

Superliga e Kosovës rifillon sot sezonin 2019/2020, pas ndërprerjes që ishte shkaktuar në mesin e muajit mars nga pandemia COVID-19.

Ndeshja e parë e fazës së fundit në Superligën e Kosovës, është ajo mes KF Llapit dhe KF Dukagjinit, që luhet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

KF Llapi shihet favorit në letër përballë KF Dukagjinit, që pas 22 xhirosh renditet në vendin e fundit me vetëm 10 pikë të grumbulluara.

Sfida mes KF Llapit dhe KF Dukagjinit luhet me fillim nga ora 16:00, dhe transmetohet drejtpërdrejt në Supersport Kosova.