Sot realizohen 34 fluturime në Aeroportin “Adem Jashari”

Sot kanë filluar fluturimet e rregullta në Aeroportin Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

Zëdhënësi i ANP “Adem Jashari” Bujar Gashi, ka treguar se sa fluturimet do të realizohen sot.

“Sot në ora 00:50 ka ardh fluturimi i parë nga Baseli i Zvicrës, ndërsa gjatë tërë ditës kemi rreth 34 fluturime, do të thotë është 17 janë në arritje dhe 17 do të shkojnë”.

Ai për Klan Kosova bëri thirrje që të respektohen rregullat e rekomanduara nga IKSHPK dhe MSH edhe në aeroport.