Gara presidenciale në Francë ka hyrë në orët finale derisa Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen u kanë premtuar fitore përkrahësve.
Dy kandidatët do të ballafaqohen në rundin e dytë të zgjedhjeve sot.
Sondazhet e fundit thonë se Macron do të jetë President i Francës pasi prin në sondazhe.
Sipas sondazhit të fundit të Elabe, ai do të merrte 65 për qind të votave kundër Le Pen.