Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 shkallë të Rihterit që goditi të martën Shqipërinë, përveç dëmeve të shumta materiale ka shkaktuar edhe viktima, ku deri më tash bilanci i tyre 30 persona.
E menjëherë pas kësaj fatkeqësie natyrore, kosovarët janë mobilizuar për t’u dalë në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.
Përveç FSK-së e Policisë së Kosovës, qytetarë të shumtë në disa komuna të Kosovës mblodhën veshmbathje dhe ushqim.
E pavarësisht gjendjes së keqe, qytetarët nga Shqipëria nuk po ndalojnë së falënderuari Kosovën për ndihmën që po u bënë.
Një qytetar nga Shqipëria ka shkruar në status emocionues në profilin e tij në Facebook, ku falënderon Kosovën dhe qytetarët e saj për ndihmën e dhënë.
“Sot ra pika kufitare e Morinit. Pres që nga nesër punonjësit t’ia vënë vetë flakën. Kujt i hynë në punë pika e kalimit kufitar në një korridor shtëpie? Sot ra pika e prerjes së biletave në Kukës. Kujt i hynë në punë ajo biletë kur Kosova sot pagoi abonentë e përjetshme?
Sot ra barriera “ne” dhe “ata”. Parimi i përjetshëm: “Kush qanë me mua dhembjen time është unë”.
Sot ra Kushtetuta. Një ushtri e huaj shkeli vendin dhe ne nuk jemi në luftë. Duhet Kushtetutë e re. Ajo ushtri nuk është me e huaj.
Sot ranë festimet e Ditës së Flamurit. Kuptuam që festa më e madhe ende nuk ka ardhur. E festat ndahen me kë ndanë dhembjen. Ua kthefshim në gëzime!…Hmm.. Në finalen e paly off-it Kosovë-Maqedoni e Veriut, si fillim. Nuk do të ketë gëzim më të madh, edhe politik, se një Kosovë në Euro 2020″, ka shkruar qytetari nga Shqipëria.
I njëjti ka marrë komente pozitive nga qytetarët e tjerë, të cilët kanë thënë se Kosova dhe Shqipëria janë një.