Sot pritet të përfundojë numërimi i votave të diasporës

Afërsisht gjysma e votave që kanë arritur me postë në Republikën e Kosovës janë numëruar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri të martën në ora 22:00.

Procesi i numërimit të këtyre votave ka nisur të martën (dje) në mëngjes, ndërkaq pritet të përfundojë sot, bazuar në shpejtësinë me të cilën po numërohen votat në QNR.

Sipas informacioneve nga QNR, kur janë numëruar 47% e votave të diasporës në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, LVV kryeson me 76.5% të votave të fituara.

Sipas të dhënave nga QNR (tabela e përditësuar rreth orës 24:00) rezultatet janë si më poshtë:

LVV – 20,614 vota

LDK – 2,282 vota

PDK – 2,164 vota

AAK – 859 vota

NISMA – 205 vota.