Sot do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 35-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.
Vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, aty ku Llapi do të jetë nikoqire e Ballkanit, ndeshje e cila mund të vendos kampioin e ri të Kosovës.
Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të kampionatit, skuadra sukarekase është lidere e tabelës me 72 pikë, katër më shumë se ajo nga Podujeva.
Një ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Prishtinës dhe Fushë Kosovës.
Skuadra nga kryeqyteti renditet në vendin e pestë të tabelës me 46 pikë, ndërsa Fushë Kosova tashmë është përshendetur nga elita e futbollit kosovar, duke u renditur në vendin e nëntë me 20 pikë.
Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00.