Sot përurohet pikëkalimi i përbashkët kufitar i Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Qeveria në detyrë e Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot do të përurojnë pikëkalimin e përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”.

Ceremonia do të mbahet nga ora 11:00 brenda territorit të Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, pjesëmarrës në këtë përurim do të jenë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski, dy ministrat e Punëve të Brendshme nga dy vendet si dhe figura të tjera politike.