Kjo e hënë, 17 shtator 2018, shënon hyrjen në fuqi të tarifës për qarkullimin në Rrugën e Kombit.
Kompania që ka marrë me koncension shërbimin, ka zgjeruar në 10 sportele pikën e pagesës.
Siç është bërë e ditur, banorët e qarkut Kukës do të përfitojnë nga një skemë lehtësuese.
Dy pista janë dedikuara për mjetet e këtij qarku. Pista e parë në sensin Kukës-Tiranë dhe e tjetra në kthim.
Drejtuesit e mjeteve nga ky qark duhet të kujdesen më parë për të zgjedhur pistën e dedikuar për ta.
Në sportel do të behet verifikimi i targës dhe ata do të përfitojnë tarifën e reduktuar prej vetem 100 lekësh me TVSH.
Për të eleminuar kostot për banorët pjesë e skemës janë edhe 11 linja të transportit interurban që janë lincesuar në qark.
Tarifat bazë janë për motorrin 2.5 euro, veturë 5 euro, autobusë dhe kamionçina 11.2 euro, kamionët e mesëm 16.2 euro dhe kamionët e rëndë 22.5 euro.
Përdoruesisht e shpeshtë të kësaj rruge do të përfitojnë reduktime të ndjeshme të tarifës.
Sipas përllogaritjeve, gjatë një dite në “Rrugën e Kombit” lëvizin rreth 5.000 automjete.
Kompania ka vënë në dispozion të qytetarëve numrin e telefonit 0800 0400 ku mund të telefonojnë falas për çdo pyetje e paqartësi.