Sot në ora 18:00 mblidhet qeveria për masat e reja anti-Covid

Kabineti qeveritar në krye me Avdullah Hotin, sot në ora 18:00 pritet të mblidhet për të votuar masat e reja anti-Covid.

Në konferencë për media kreu i ekzekutivit ka paraqitur masat e reja pas takimit që ai ka zhvilluar me drejtuesit e institucioneve shëndetësore.

Sipas Hotit, qytetet që kanë numrin më të madh të të infektuarve janë: Prishtina, Prizreni, Ferizaj dhe Vushtrria.

Është përgatitur një plan i cili sonte miratohet në Qeveri. Krahas atyre veprimeve do të kalojë edhe vendimi i Qeverisë me këto masa:

Do të kujdesemi që të krijojmë kapacitete shtese me shtretër dhe pajisje duke riorganizuar klinikat e QKUK-së, spitalet rajonale, spitalet private të vihen në dispozicion për nevoja të pacientëve.

U pajtuam që shpejt me procedura ligjore të blejmë edhe 7 aparatura shtesë të testimit.

Do të krijojmë kapacitet shtesë me personel shëndetësor duke organizuar ata që do të jetë në shërbim të luftimit të pandemisë dhe duke angazhuar personel shtesë në mikrobiologji, infermieri në Klinikën Infektiv.

Do të merremi me krijimin e kapaciteteve për testim. Deri në 500 teste brenda ditës. Do të punojmë të krijomë kapacitete testuese nëpër regjione. Do të licencojmë kompani privatë për të kryer teste.

Do t’i blejmë 100 mijë teste shtesë, por do të bëjmë një formë të prioritetit se kush testohet.

Obligimet që i ka Qeveria dhe MSH është që ta vendosin buxhetin në dispozicion për të siguruar teste virologjike – 100 mijë, vaksina sezonale 500 mijë, vaksina Covid kurdo që ajo është e gatshme, për të blerë edhe 7 aparatura shtesë për Covid-19. Do të sigurohemi se ka pajisje të nevojshme mbrojtëse për personelin shëndetësor dhe pagesat shtesë për ata që kanë qenë të angazhuar tash e sa kohë.

Masat administrative:

“Në qytetet ku ka numër të madh të të infektuarve: në Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Vushtrri do të kufizojmë lëvizjen e qytetarëve nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit dhe nga dita e nesërme do ta përcjellim numrin e të infektuarve nëpër secilën komunë.