Sot në moshën 87 vjeçare, ndërroi jetë imami Fehmi ef. Raqipi.

Fehmi ef. Raqipi (r.a)

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”
Njoftojmë miqtë, kolegët dhe dashamirët, se sot, në moshën 87 vjeçare, ndërroi jetë imami Fehmi ef. Raqipi.

Biografi e shkurtër

Fehmi ef. Raqipi lindi më 25 janar 1936, në fshatin Dobrosin, komuna e Bujanocit. Mësimet e para të fesë, deri në ixhazet, i mori nga babai i tij, mulla Mehmet ef. Raqipi.
Pas kësaj, ai u regjistrua në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë (me korrespodencë), të cilën e kreu me sukses.
Më pas, emërohet imam në xhaminë e fshatiti Dobrosin, komuna e Bujanocit, pasi baba i tij kaloi në pension.
Shërbeu si imam në këtë xhami për rreth 32 vite (1964-1996).
Gjatë kësaj periudhe ai ua mësoi leximin e Kuranit afro njëzet gjeneratave, prej të cilëve disa ende vazhdojnë të veprojnë si imamë nëpër xhemate të ndryshme.
Pavarësisht rrethanave dhe situatave politike të komunizmit dhe të tjera, ai dha një kontribut të çmueshëm, jo vetëm në xhami, por u mor edhe me shkrime ku la pas vete disa libra. Prej tyre: “El Hutab el memberije”, “Tryeza shpirtërore”, “Hixhabi (Mbulesa)”, “Istiadheja dhe besmelja”, “Fikhu Hanefij”, e punime të tjera në shkencën e hadithit.
Gjatë gjithë kësaj periudhe ishte anëtar dhe pjesëtar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Bujanocit, ku ishte një bashkëpunëtor i mirëfillt i këtij institucioni.
Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet!

/bislame