Sot në ora 10:30 minuta, Gjykata penale duhet të bëjë publike aktgjykimin për rastin e Kumanovës.
Me kërkesë të MPB-së dhe Drejtorisë për siguri publike, Gjykata themelore Shkupi 1 shpalljen e aktgjykimit njëherë e shtyu sepse forcat policore ishin të angazhuara në mbajtjen e rendit dhe qetësisë për zgjedhjet lokale.
Për këtë proces gjyqësorë janë harxhuar rreth 3 milion euro sepse për mbajtjen e një seance janë harxhuar mbi 50 mijë euro për angazhimin e një numri të madh të forcave policore, ekipe dhe helikopter. Ky proces ka nisur në shkurt të këtij viti kur në bankën e të akuzuarve u ulën personat të cilët akuzoheshin si organizatë terroriste për ngjarjet e 9 dhe 10 majit në lagjen e Trimave në Kumanovë.
Indeksonline do të përcjell këtë vendim të gjyqit nga vendi i ngjarjes, ku do të ju mbajë të informuar gjatë ditës.