Qeveria e Kosovës do të procedojë sot në Kuvend Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Nuk janë bërë të ditura detajet e mbledhjes së Qeverisë por është paralajmëruar se sot bëhet procedimi i demarkacionit duke mos përjashtuar mundësinë që të njëjtën ditë të mblidhet edhe Kryesia e Kuvendit për ta futur në rend dite në seancë plenare,shkruan Indeksonline.
Mbledhja ku merr pjesë Kryeministri Isa Mustafa mbahet në ndërtesën e Qeverisë dhe fillon në ora 10:00.