Në Colmar të Francës, sot mbahet seanca gjyqësore e radhës për të vendosur për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili është ndaluar më 4 janar nga autoritetet e Francës në bazë të një fletë arresti të Serbisë të vitit 2004.
Kjo seancë besohet të jetë seanca përfundimtare, pasi prokuroria franceze ka njoftuar se i ka marrë të gjitha dëshmitë që mund të ketë ofruar Serbia, me urdhër të së cilës është ndaluar ish komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit.
Mbrojtja e Haradinajt pret lirimin e tij dhe vendimi përfundimtar mund të merret sot ose në ditët në vijim.