Raundi i 63-të i bisedimeve konsultative Turqi-Greqi do të mbahet sot (6 tetor) në Ankara.
Në këto bisedime do të kërkohet zgjidhje për problemet në Egje dhe Mesdhe.
Për herë të parë për të zgjidhur problemet mes tyre palët ishin takuar në Ankara më 12 mars 2002.
Bisedimet vazhduan deri në vitin 2016, por u ndërprenë për 5 vite për shkak të qëndrimit të Greqisë.
Më 24 janar bisedimet rifilluan në Stamboll me ftesën e Turqisë.
Raundi i mëparshëm i këtyre bisedimeve ishte mbajtur më 16 mars në Athinë. /trt