Sot mbahet mbledhja e tretë e Qeverisë Hoti

Qeveria e re e Kosovës e votuar në Kuvend më 03 qershor, 2020, sot pritet ta mbajë mbledhjen e tretë me radhë.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media, njofton Klan Kosova.

Kjo mbledhje pritet të mbahet brenda hapësirave të ndërtesës së Qeverisë duke filluar nga ora 12:00.

Kujtojmë se dje (06 qershor, 2020), Qeveria Hoti ka marrë vendim për heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.