Sot manifestohet Dita e dytë e Epopesë së UÇK-së

Sot manifestohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së, e njohur edhe si Dita e Dëshmorëve.

Kjo datë do të shënohet me shumë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Prekaz dhe gjithë Kosovën.Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani-Sadriu, do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Më pas homazhe në Prekaz do të bëjë edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe shoqata të dala nga lufta.

Një ekspozitë me fotografi të fotografit Sefer Aliqkaj do të hapet në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ndërsa një turnir në volejboll do të mbahet në Skenderaj.

Ekspozita me 59 fotografi do të hapet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë dhe në Pallatin e Rinisë do të mbahet një akademi përkujtimore.