Sot luhen pesë ndeshje në Bundesligë, ja ku mund t’i shikoni ato

Këtë fundjavë është planifikuar raundi i 27-të i Bundesligës, tani raundi i dytë më radhë pas pushimit shkaku i pandemisë së koronavirusit, i cili do të luhet pa tifozë.

Xhiroja e 27-të u hap dje me Herthan Berlin që mposhti 4:0 Union Berlinin.

Orar i ngjeshur

Sot në Bundesligë janë planifikuar pesë ndeshje, katër prej të cilave do të luhen nga ora 15:30, dhe një nga ora 18:30. Po ashtu, në orar janë edhe tri ndeshje nga Bundesliga e dytë gjermane.

Milot Rashica me Werderin e tij udhëtojnë për t’u takuar me Freiburgun, ndërsa sfida interesante do të jenë edhe Wolfsburg – Borussia Dortmund dhe Borussia Monchengladbach – Bayer Leverkusen.

Ndeshja e fundit në orarin e 15:30, është ajo mes Paderborn dhe Hoffenhim.

Në ora 18:30, Bayern Munich në shtëpi pret Eintracht Frankfurin.

Ku mund t’i shikojmë këto ndeshje?

Ndeshjet e Bundesligës në Kosovë mund të ndiqen në platformën e Kujtesës.