Sot [e enjte] do të luhen gjashtë ndeshje gjysmëfinale për kualifikim në Kampionatin Evropian, që mbahet në qershor në Gjermani. 12 skuadra kërkojnë të marrin tri biletat e fundit për në Kampionatin Evropian.
12 skuadrat do të luajnë në këtë fazë falë rezultateve në Ligën e Kombeve.
Në “Rrugën A”, Uellsi takohet me Finlandën, ndërsa Polonia e pret Estoninë. Fituesit e këtyre ndeshjeve takohen mes vete për të siguruar një vend në “Euro 2024”.
Kjo vlen edhe për “Rrugën B” dhe “Rrugën C”.
Në “B” takohet Bosnia & Herzegovina kundër Ukrainës, teksa Izraeli pret Islandën.
Gjeorgjia e pret Luksemburgun në “C”, e Greqia është nikoqire e Kazakistanit.