Sot luan Kosova kundër Qipros

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot përballet në udhëtim me Qipron, në ndeshjen e dytë të këtij sezoni në Ligën e Kombeve.

Dardanët do të kërkojnë këndelljen pas humbjes 0:3 kundër Rumanisë, të premten e kaluar në “Fadil Vokrri”.

Pa Arjanet Muriqin, Edon Zhegrovën dhe Florent Muslijan të përjashtuar nga Kombëtarja për shkak shkeljes së rregullores së ekipit, skuadra jonë synon fitore në duel me qipriotët.

Kombëtarja jonë tashmë ka kryer përgatitjet e duhura për sfidën me Qipron, ndeshje kjo tejet e rëndësishme për skuadrën.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, në konferencën e fundit para duelit më Qipron, ka kërkuar nga të besuarit e tij që të bëjnë çmos që të marri pikët e plota nga kjo sfidë.

“E kemi analizuar ndeshjen që humbëm nga Rumania. Jemi fokusuar për ndeshjen e radhës kundër Qipros. Duhet të bëjmë çmos që t’i marrim tri pikë”, tha Foda.