Sot lirohen 95 persona nga konviktet, dolën negativë për koronavirus

95 persona do të lirohen sot nga karantina në konvikte pasi dolën negativë në testin për koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur infektologu, Izet Sadiku, i cili tha se ky është grupi i tretë që po testohen.

“Sot është testuar edhe grupi i tretë i personave të vendosur në Karantinë në Qendrën e Studentëve. Janë testuar 95 persona për COVID19 dhe të gjithë janë negativ!”, ka shkruar ai në Facebook.