Sot katër ndeshje në Superligë, dy prej tyre janë derbi

Java e tetë e Vala Superligës vjen më ndryshe se sa herave të tjera.

Katër takime do të luhen të dielën (sot), kurse dy të tjera të hënën.

Më pas Vala Superliga do të pushojë për 10 ditë, shkaku i ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës.

Sot takohen Besa – Drenica, Vëllaznimi – Trepça ’89, Llapi – Prishtina dhe Vllaznia – Liria.

Të hënën do të luhen takimet: Gjilani – Flamurtari dhe takimi tjetër mjaft interesant, Feronikeli – Drita.

Krahas orarit, do të ndryshojë edhe koha e fillimit të ndeshjeve. Këtë herë, takimet nisin nga ora 15:00

Orari

E diel
Besa – Drenica
Vëllaznimi – Trepça ’89
Llapi – Prishtina
Vllaznia – Liria.

E hënë
Gjilani – Flamurtari
Feronikeli – Drita.