Ballina Lajmet Sot heshtje zgjedhore në Shqipëri, nesër qytetarët zgjedhin 61 kryebashkiakët e rinj

Sot heshtje zgjedhore në Shqipëri, nesër qytetarët zgjedhin 61 kryebashkiakët e rinj

Pas një muaji fushatë, e cila u përmbyll mbrëmjen e djeshme, kjo e shtunë shënon heshtje zgjedhore për të gjitha palët politike, që garojnë këtë 14 maj.

Ditën e diel në orën 7:00, votuesit do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 61 kryetarët e rinj të bashkive, si edhe përfaqësuesit në Këshilla Bashkiakë.

Në këto zgjedhje vendore 3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votës, ndërsa 122.545 zgjedhës votojnë për herë të parë.

Në 61 bashki të vendit do të jenë të hapura 5.211 qendra votimi nga ora 07:00-20:00.

Në Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të votohet në mënyrë elektronike dhe rezultati në këto bashki pritet të dalë pak minuta pas përmbylljes së procesit zgjedhor, ndërsa thuajse në të gjitha qendrat e votimit do të bëhet identifikimi elektronik i votuesve.

Exit mobile version