Sot është dita ndërkombëtare e vajzave.
Vajzat janë një thesar në duart tuaja. Ato janë bekim nga Zoti.
Ndihmojini të rrisin vetëvlerësimin e të ndihen të sigurta, konfidente e kopetente.
•Përqendrohuni në investimin e intelektit të tyre dhe mësimit të etikës së punës në gjithçka.
•Kërkoni rregullisht mendimin e tyre.
•Ekspozojini ato ndaj sa më shumë modeleve të grave te suksesshme nga kultura të ndryshme .
•Zhvilloni te ato një qëndrim kritik ndaj medias në përgjithësi, si dhe vlerësimin e gjuhës së dialogut përpara çdo gjëje.
•Veçoni disa minuta në ditë për të diskutuar mbi gjërat më të mëdha e më të rëndësishme të jetës.
•Mësojini ato të jenë të guximshme duke provuar gjëra të reja.
•Mesojini të vleresojnë gjerat e vogla në jetë, të jenë njëkohësisht modeste dhe kërkuese, por në të njejtën kohë të kënaqen me ato që kanë.
•Mbi të gjitha, mësojini se me to, janë gjithnjë lutjet tuaja.
Nga: Edlira Durmishaj