Sot Bitcoin-i theu një rekord të ri (Foto)

Valuta digjitale “Bitcoin”, e cila ka fituar famë si zëvendësuese e parave tradicionale, ka shënuar rritje rekorde.

Edhe pse vlera e saj nuk është stabile, dhe përdorimi i saj është më i ngushtë sesa i valutave të njohura nga autoritetet bankare, vlera e saj sa shkon e shtohet.

Pavarësisht spekulimeve se vlera e Bitcoinit do të shënonte rënien, kjo valutë digjitale i ka thyer të gjitha rekordet gjatë ditës së hënë.

Sot për sot, vlera e një Bitcoin-i është 4327 dollarë. /MESAZHI/