Kryeministri turk Adnan Menderes u ekzekutua sot e 56 vjet më parë. Ai u dënua me vdekje, pasi kishte sfiduar ligjet e mëparme, dhe kishte kthyer thirrjen e ezanit në gjuhën arabe.
Menderes ishte kryeminisër midis viteve 1950-1960. Ai ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike (PD) në vitin 1946, partia e katërt e opozitare e Turqisë. Ai ishte dënuar me vdekje nga junta ushtarake pas grushtit të shtetit të vitit 1960, së bashku me dy anëtarët e tjerë të kabinetit.
Menderes u bë mjaft i famshëm pasi pasuria e tij ishte mjaft e vogel, vetëm aq sa kishte trashëguar.
Ai ishte më tolerant ndaj stilit tradicionale të jetesës dhe formave të ndryshme të praktikimit të Islamit, dhe nuk ngjante aspak me metodat e imponuara nga Atatürk dhe partia e tij.
Ai rihapi mijëra xhami në të gjithë vendin, të cilat ishin mbyllur për vite me radhë.
Edhe pse ishte pro-perëndimorë, ai ishte më aktiv se paraardhësit e tij në ndërtimin e marrëdhënieve me shtetet myslimane. Menderes kishte një politikë ekonomike më liberale sesa kryeministrat e mëparshëm dhe lejoi më shumë ndërmarrje private. /MESAZHI/