Ballina Lajmet Kosovë Sorensen: Lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave, gur themeltar i integrimit...

Sorensen: Lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave, gur themeltar i integrimit në BE

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, gjatë ditës së sotme ka vizituar pikat kufitare.

Sorensen nga atje ka thënë se ndër pikat kyç të integrimit në Bashkimin Evropian është lejimi i lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave.

“Është mbresëlënëse të shohësh dhe të informohesh për Pikat e Përbashkëta të Kalimit. Ndërsa është bërë shumë, ne duhet të rifillojmë punën e mbetur pa vonesë. Bëhet fjalë për lejimin e njerëzve dhe mallrave të lëvizin lirshëm – një gur themeli i integrimit në BE. Falë KFOR-it për mbështetjen e logjistikës”, ka shkruar ai në platformën “X”.

Exit mobile version