Të dy smartfonët vinë me një fokus të veçantë në sistemin e kamerave. Sony në njoftimin për shtyp thotë se janë smartfonët e parë me një lente telefoto variable dhe sensor Dual PD.
Sony prezantoi ditën e sotme dy smartfonë të rinjë Xperia, konkretisht modelet Xperia 1 III dhe Xperia 5 III. Kompania nuk foli për datën e daljes në shitje por me shumë gjasa do të jetë gjatë Verës.
Informacionet rreth çmimi gjithashtu u mbajtën të fshehura nga Sony.
Të dy smartfonët vinë me një fokus të veçantë në sistemin e kamerave. Sony në njoftimin për shtyp thotë se janë smartfonët e parë me një lente telefoto variable dhe sensor Dual PD.
Kombinimi i këtyre dy specifikave mundëson gjatësi fokale prej 105mm mbështetur në autofokusin e shpejtës falë sensorit Dual PDAF. Lentja telefoto mund të ndryshojë gjatësinë fokale mes 70 deri në 105mm.
Kompania pretendon se këto smartfonë sjellin teknologjinë lider të autofokusit në industri me funksione të avancuara si fokusim i vazhdueshëm apo fokusim në kohë reale i shikimit.
Sensori BIONZ X mundëson fotografi të shkëlqyera në dritë të pakët dhe modalitetin burst.
Duke qenë se janë dy flagship, presim harduer të nivelit të lartë. Kështu procesorit Snapdragon 888 shoqërohet nga 12GB RAM në Xperia 1 III dhe 8GB RAM në Xperia 5 III. I pari ofrohet në variante 256GB Dhe 512GB ndërsa i dyti në 128GB dhe 256GB.
Sa i përket ekranit ato kanë një panel 120Hz 4K OLED me raport 21:9. Xperia 1 III ka ekran 6.5-inç ndërsa Xperia 5 III ekran 6.1-inç. Të dy smartfonët debutojnë me Android 11.