Numri i përdoruesve aktivë të PlayStation Network mbeti 116 milionë pavarësisht një rritjeje të çmimit vitin e kaluar.
Menjëherë pasi lançoi PlayStation 5 Pro, Sony zbuloi se që nga debutimi i parë deri në tre mujorin e dytë të 2024 ka shitur 65.5 milionë njësi PS5.
Ndërsa shitjet e konsolës ranë me 1.1 milionë njësi krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, shitjet e lojërave arritën në 77.7 milion njësi, një rritje me 14.9 përqind krahasuar me T2 të 2023.
Numri i përdoruesve aktivë të PlayStation Network mbeti 116 milionë pavarësisht një rritjeje të çmimit vitin e kaluar.
Rezultati përfundimtar? Të ardhurat u rritën me 9 përqind ndërsa fitimi me 73 përqind në 2.91 miliardë dollarë. Një rol kyç luajti titulli Black Myth: Wukong i cili raportohet se shiti 20 milionë kopje.
Ndërsa tituj të tjerë popullore pritet të vinë në fillim të vitit të ardhshëm si Assassin’s Creed Shadow dhe Monster Hunter Wilds.