Bashkëpunimi vjen vetëm dy javë pasi Discord refuzoi një ofertë 12 miliardë dollarëshe nga Microsoft.
Sony do të integrojë platformën shumë popullore të komunikimit Discord në rrjetin PlayStation në 2022.
Gjiganti i elektronikës ka investuar në aplikacion dhe tashmë ka një pjesë të kompanisë gjithashtu.
Discord përdoret nga 140 milionë gamer çdo muaj, kryesisht në kompjuter dhe pajisje mobile. Ekspertët gaming shpresojnë se partneriteti i ri do tu mundësojë gamerave që përdorin konsola dhe pajisje të ndryshme të ndërveprojnë me më lehtësi.
Bashkëpunimi vjen vetëm dy javë pasi Discord refuzoi një ofertë 12 miliardë dollarëshe nga Microsoft.
Investimi nga Sony përllogaritet në 100 milionë dollarë. Nëntorin e vitit të kaluar Sony lançoi konsolën më të fundit dhe që atëherë ka qenë vazhdimisht jashtë stoku.
Sakaq Discord, lançuar në 2015-ën është një shërbim papagesë ku gamerat mund të komunikojnë me njëri-tjetrin përmes video, audio dhe tekst.
Aplikacioni Discord është i disponueshëm në Xbxo One, Xbox Series S dhe Xbox Series X gjithashtu. Mund të shkarkohet në kompjuter dhe smartfon. /PCWorld