Sot nisin zyrtarisht kualifikimet për Kampionatin Botërorë që organizohet në Rusi në vitin 2018.
Për herë të parë pjesë e kualifikimeve do të jetë edhe Përfaqësuesja e Kosovës, që garon në grupin I, së bashku me Kroacinë, Turqinë, Finlandën, Ukrainën dhe Islandën.
Kosova kampanjën kualifikuese e nis nesër në Turku, ku përballet me Finlandën, në ndeshjen që fillon nga ora 20:45.
Sot faqja zyrtare e UEFA në Twitter, ka bërë prezantimin e të gjitha federatave që do të marrin pjesë në këtë kualifikime, e ku për herë të parë është edhe Kosova, shkruan Lajmi.net.
Në prezantimin që bën UEFA, shfaqet logoja e Federatës së Futbollit të Kosovës.