Ballina Sport Futboll Sonte Kosovë – Rumani, ​pritet atmosferë e zjarrtë në “Fadil Vokrri”

Sonte Kosovë – Rumani, ​pritet atmosferë e zjarrtë në “Fadil Vokrri”

Me fillim nga ora 20:45, Kosova do të përballet me Rumaninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kjo ndeshje njëherit shënon edhe nisjen e rrugëtimit të “Dardanëve” në Ligën e Kombeve.

Përballja me Rumaninë është e një rëndësie të madhe pasi ajo shihet si njëra nga favoritet në këtë grup dhe për më tepër, do të kërkohet edhe “hakmarrja” ndaj tyre për humbjen e shkaktuar një vit më parë në Bukuresht ku edhe nuk munguan provokimet e tifozëve kundër futbollistëve të Kosovës, raporton KosovaPress.

Në stadium sonte pritet një mbështetje e madhe për Kosovën nga tifozët dardanë pasi janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje. Në mbrëmje të gjitha rrugët çojnë drejtë “Fadil Vokrrit” për të kërkuar fitoren e parë.

Exit mobile version