Kosova sonte do ta luaj ndeshjen e radhës kundër Rumanisë, në ‘Pallatin e Rinisë dhe Sporteve’ në Prishtinë.
Dardanët janë në kërkim të fitores, në ndeshjen që do të jetë e vlefshme për garat parakualifikuese të EuroBasketit 2021.
Kosova ishte mposhtur në ndeshjen e parë nga rumunët, me rezultatin 88:63, por sot lojtarët tanë synojnë që të bëjnë më mirë para tifozëve dardanë, në Prishtinë.
Ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë do të fillojë në ora 20:30.
Në grupin e Kosovës luan edhe Maqedonia Veriore, nga e cila basketbollistët tanë kanë pësuar dy herë.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell edhe 12-shën që Damir Mulaomerovic ka përzgjedhur për këtë takim.
Malcolm Armstead
Valon Bunjaku
Dardan Berisha
Mikaile Tmusic
Erjon Kastrati
Edmond Azemi
Meriton Ismaili
Drilon Hajrizi
Rron Grapci
Samir Zekiqi
Fisnik Rugova
Lis Shoshi