Sonte është nata e 21-të e Ramazanit.

Sipas imam Shafiut, nata e 21-të është nata më e shpresuar për të qenë Nata e Kadrit.

Nga krejt hadithet që orientojnë se kur bie Nata e Kadrit, më i qarti e më ekspliciti në orientim të datës i është dukur Shafiut hadithi që na orienton te nata e 21-të.

Ebu Seid el-Hudriu ka transmetuar se i Dërguari a.s. kishte thënë se kishte parë ëndërr që mëngjesin e Natës së Kadrit ai po bënte sexhde mbi ujë e mbi baltë dhe Ebu Seidi pastaj ka parë në mëngjesin e natës së 21-të ujë e baltë në ballin e hundën e të Dërguarit alejhisselam.

Por, edhe sipas Shafiut e edhe sipas secilit dijetar, Nata e Kadrit është për t’u kërkuar në dhjetën e fundit të Ramazanit në secilën natë.

Këtu vetëm solla mendimin e Shafiut se cili hadith sipas tij është, nga përcaktimi i datës, më i qartë.

Nata e Kadrit nuk është që ne në datë ta përcaktojmë, por është që ne për çdo natë në dhjetën e fundit ta kërkojmë.

-Ilmi Rexhepi