Sonte, derbi kosovar në Ligën Ballkanike

Sonte, e mërkurë, në orën 19:00 do të zhvillohet derbi kosovar në Ligën Ballkanike mes Pejës dhe Rahovecit.

Peja rikthehet në Ligën Ballkanike pas një mungese dyvjeçare, derisa ky është edicioni i parë i “Vreshtarëve” në këtë garë, shkruan lajmi.net.

Ndeshja në palestrën “Karagaçi” pritet të jetë shumë interesante, ku pejanët pas rikthimit në Superligë janë rikthyer edhe në BIBL.

Kurse, rahovecasit do të mundohen të kenë një paraqitje sa më të mirë në pjesëmarrjen e tyre të parë, me shpresë se do të arrijnë sa më larg në këtë garë.